Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të shkojë sot për vizitë dyditore në Serbi. Në kuadër të kësaj vizite ai do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq.
Gjatë qëndrimit të fundit të ministrit të Jashtëm turk në Beograd, u tha se gjatë vizitës së presidentit Erdogan është planifikuar nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat, siç pritej, duhet t’i japin një shtysë shtesë zhvillimit të përgjithshëm dypalësh të marrëdhënieve mes dy vendeve.