UBT News

“Erdhi koha të ringjallet turizmi në BE”

Disa vende evropiane kanë filluar lehtësimin e masave antiCOVID. Krahas kësaj, po diskutohet edhe mundësia të ringjallet turizmi në Bashkimin Evropian.

Siç u propozua nga Komisioni Evropian, kushdo që ka marrë të dy dozat e ndonjërës nga vaksinat e aprovuara në Bashkimin Evropian, së paku dy javë para, i lejohet udhëtimi drejt BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mirëpriti propozimet e Komisionit Evropian, teksa diskutimet pritet të fillojnë nesër rreth kësaj çështje.

BE ka njoftuar tashmë rreth planeve për një certifikatë dixhitale, e cila do të mbulonte këdo që është vaksinuar kundër Covid-19, ka një test negativ ose është shëruar kohët e fundit./UBTNews

Exit mobile version