Era Deva, studente e vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes në UBT, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke publikuar disa punime shkencore në revista ndërkombëtare. Kjo arritje e jashtëzakonshme është realizuar nën mentorimin e profesorit Milaim Berisha, i cili ka kontribuar në zhvillimin e saj akademik dhe hulumtues.
Disa nga publikimet e saj të fundit përfshijnë:
“Impact of arm technique and elastic force on vertical jump performance in physical education students: a convergent validation study”, ky hulumtim analizon ndikimin e teknikave të krahëve dhe forcës elastike në performancën e skokut vertikal të studentëve të edukatës fizike.
“The effect of ground reaction forces in different phases of the ski turn: A systematic review”, ky punim shqyrton efektet e forcave të reagimit të tokës gjatë fazave të ndryshme të kthesës në ski, duke ofruar një analizë të thelluar mbi mekanizmat e lëvizjes.
“Risk factors Associated with Shoulder Injuries in Swimmers: A Systematic Review”, ky publikim adreson faktorët e rrezikut të lidhur me dëmtimet e shpatullave te notuesit, duke ndihmuar në kuptimin e sfidave të trajtimit dhe parandalimit.
“Active Learning: Is it possible to learn English while Exercising?”, studimi eksploron mundësinë e mësimit të gjuhës angleze gjatë ushtrimeve fizike, duke nxjerrë në pah lidhjen ndërmjet mësimit dhe aktiviteteve fizike.
Era ka paraqitur gjithashtu punime në konferenca ndërkombëtare, si: “The Impact of Ground Reaction Forces Across Ski Turn Phases: A Systematic Review”, paraqitur në Konferencën Ndërkombëtare të UBT-së mbi Biznesin, Teknologjinë dhe Inovacionin në Prishtinë, tetor 2023.
“Analyzing the Execution style of the Jump Types as a Key Factor of Performance”, prezantuar në Kongresin Ndërkombëtar mbi Shkencat Natyrore, Shëndetin dhe Teknologjinë në Tetovë, Prishtinë, prill 2024.
Prof. Milaim Berisha shprehet se ky sukses i Erës është një arritje e madhe për të gjithë departamentin dhe fakultetin, si dhe për Kosovën në përgjithësi. “Ne jemi të gëzuar që studentë si Era po kontribuojnë në zhvillimin e hulumtimeve shkencore dhe po e vendosin Kosovën në hartën ndërkombëtare të akademisë. Kjo tregon se potenciali ynë është i madh dhe se ne jemi në rrugën e duhur për të promovuar shkencën dhe edukimin e lartë,” thotë ai.
Suksesi i Erës në publikimet shkencore në një fazë të hershme të karrierës së saj akademike, tregon jo vetëm talentin e saj, por edhe mbështetje të fortë nga profesorët e Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe Lëvizjes në UBT. Ky është një shembull frymëzues për të gjithë studentët e tjerë, duke treguar se përkushtimi dhe puna e palodhur sjellin rezultate të shkëlqyera. UBT-ja vazhdon të mbështesë studentët e saj në ndjekjen e excellencës akademike dhe hulumtuese./UBTNews/D.E.