Episodi i fundit i serialit “Euphoria” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi shumë fansa e cilësuan historinë “të çuditshme” dhe të mbushur me skena tronditëse.
Në episodin e gjashtë, Cassie – personazhi i luajtur nga Sydney Sweeney – vazhdon aktivitetin e saj në platformën OnlyFans dhe shfaqet në skena provokuese brenda një klubi striptizmi.
Një nga momentet që mori më së shumti vëmendje ishte skena ku ajo pozon pothuajse nudo me një piton të madh të bardhë, pamje që u komentuan gjerësisht nga fansat në rrjetet sociale. Shumë shikues e përshkruan episodin si “shumë të lodhshëm” dhe “më të çuditshmin deri tani”, ndërsa të tjerë thanë se seriali po vazhdon të shtyjë kufijtë me temat dhe skenat provokuese.
Në të njëjtin episod, Cassie merr një ofertë për një rol në serialin “LA Nights”, por për të siguruar punën asaj i kërkohet të mbyllë llogarinë në OnlyFans.
Ndërkohë, ngjarjet dramatike të episodit kanë vazhduar të mbajnë publikun të ndarë mes kritikave dhe kuriozitetit për vazhdimin e serialit.
