UBT News

Epic përgatit 2 miliardë dollarë për financimin e metaverse

Planet e Epic për të ndërtuar metaverse morën një mbështetje të madhe ditën e sotme ndërsa zhvilluesi i Fortnite njoftoi një financim prej 2 miliardë dollarësh. Këto para do të përdoren për të “avancuar vizionin e kompanisë për ndërtimin e metaverse”.

Financimi vjen nga Sony që në të kaluarën ka investuar në Epic dhe Kirkbi. Ky i fundi është një grup investimi e familjes Krik Kristiansen që themeloi Lego Group.

Vetëm javën e kaluar Epic dhe Lego zbuluan një bashkëpunim për ndërtimin e një metaverse për familjet edhe pse shumë pak është folur lidhur me detajet.

Koncepti i turbullt i metaverse është në gojët e të gjithëve sot dhe Epic është një prej kompanive që e ka përdorur më së shumti idenë e botëve të ndërlidhura përmes platformave si Fortnite dhe Unreal Engine.

Aktualisht metaverse mbetet thjeshtë një ide në mendjet e CEO të teknologjisë ndërsa Fortnite është gjëja më e afërt me atë sesi do të ngjajnë koncertet virtuale në të ardhmen./PCWorldAlbanian

Exit mobile version