UBT News

Epic Games shkurton 16% të fuqisë punëtore

Epic Games, e cila krijoi videolojën Fortnite, një nga më të suksesshmet në botë, po shkurton 870 vende pune apo rreth 16% të fuqisë punëtore. Gjithashtu do të shesë edhe Bandcamp, sajtin e muzikës online, të cilin e zotëron që nga viti i kaluar.

Në një postim drejtuar stafit, Epic tha se tentoi t’i shkurtonte shpenzimet porse ato ishin më të mëdha sesa fitimet.

“Ne dolëm në përfundim se shkurtimet janë e vetmja mënyrë dhe do të veprojmë ashtu derisa t’i stabilizojmë financat”, deklaroi kryeshefi ekzekutiv, Tim Sweeney.

Epic ka zyre në të gjithë botën, përfshirë edhe Britaninë e Madhe./UBTNews/

Exit mobile version