Kryetari i qytetit jugor të Mykolaivit ka thënë se energjia elektrike në rajon është ndërprerë për shkak të rrezikut të sulmeve me raketa. Ky njoftim erdhi pasi Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa ndaj Ukrainës.
Të hënën në shumë pjesë të Ukrainës janë vendosur alarme. Ndërsa në rajonin jugor të Zaporizhzhias, një zyrtar i lartë ka thënë se të paktën dy persona janë vrarë pas sulmeve ruse.
Forcat ruse po shënjestrojnë gjithnjë e më më shumë objektet energjetike të Ukrainës gjatë javëve të fundit, pasi ato u përballën me pengesa në fushën e betejës, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike me fillimin e dimrit./UBTNews/