Antonio Guterres këmbëngul se energjia elektrike e prodhuar në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia, i përket Ukrainës.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkoi që ky parim të “respektohet plotësisht” pas raportimeve se Rusia planifikoi të shkëpuste termocentralin nga rrjeti ukrainas.
Guterres u tha gazetarëve në portin ukrainas të Detit të Zi të Odesa-s se uzina duhet të çmilitarizohet.
Ai tha: “Natyrisht që energjia elektrike nga Zaporizhzhia është energji elektrike ukrainase dhe është e nevojshme veçanërisht gjatë dimrit për popullin ukrainas. Dhe ky princip duhet të respektohet plotësisht”./UBTNews/