Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit për fazën e dytë të armëpushimit në Rripin e Gazës dhe marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve nuk kanë filluar realisht, por se ka një atmosferë pozitive se mund të fillojnë së shpejti.
“Jemi të vendosur të mbështesim përpjekjet për fillimin e negociatave dhe rrjedhimisht për vazhdimin e marrëveshjes së armëpushimit. Ka delegacione që vijnë e shkojnë dhe po zhvillohen bisedime, por negociatat ende nuk kanë filluar zyrtarisht, shpresojmë se do të fillojnë së shpejti“, tha Majed al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit.
Ansari gjithashtu theksoi se “ka një atmosferë pozitive” që do të mundësojë zhvillimin e negociatave, por se procesi ende nuk ka filluar zyrtarisht.