Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte njoftuar që sot do të nis numërimi i votave të kandidatëve për deputet, në Qendrën komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ende nuk ka nis ky proces.
Përveç materialit zgjedhor për të cilin po kujdeset Policia e Kosovës në hapësirat e qendre “1 Tetori” ishin edhe disa zyrtarë të KQZ-së por që nuk ndan informacione se kur pritet të nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.15 për qind ose 184 mijë e 40 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.59 për qind ose 146 mijë 241 vota.
AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind ose 62 mijë e 66 vota.