UBT News

Emojit që i keni përdorur gabimisht

Rritja e përdorimit të rrjeteve sociale ka ndikuar që të inkorporoni emoji gjatë komunikimit me dikë, sepse ashtu duket se i shprehni më mirë emocionet tuaja. Me kalimin e kohës, zhvilluesit kanë krijuar edhe dizajne të reja, ashtu që të komunikoni edhe më mirë. Por realisht, rezulton se shumë herë i keni përdorur gabimisht disa nga to.

Këtë emoji e keni përdorur për ta shprehur tërbimin, por në realitet ky emoji është një fytyrë e trullosur, kur keni të vjella, marramendje. Por mund të përshkruajë edhe emocionet sikurse shok, kur befasoheni, mosbesim dhe habi.

Me këtë emoji imitohet forma e telefonit, pra kjo nënkupton “më thërrisni”.

Duket sikurse një person që qan. Por në realitet, tregon dikë që është i mërzitur ose i frustruar, por i lehtësuar që gjërat nuk kanë shkuar më keq sesa që paramendohej.

Ju mendoni se ky emoji përshkruan frikën, trembjen dhe terrorin. Por në fakt, ky emoji dëshmon përpjekjen për ta frikësuar dikë në një mënyrë të pakuptimtë.

Ju mendoni se ky emoji përshkruan dikë që veç sa s’ka qarë. Por në fakt, ky emoji përshkruan dikë që është i stërlodhur dhe i stresuar, madje gati të heqë dorë.

Ju mendoni se ky emoji përshkruan krenari dhe arrogancë, por në fakt ky emoji paraqet një fytyrë që prezanton paqe, qetësi dhe lehtësim.

Shumë përdorues gabimisht besojnë se ky emoji simbolizon lutjen. Në fakt, ky është gjesti që japonezët përdorin për të kërkuar falje.

Shumica besojnë se kjo është thjeshtë një fjongo rozë, por në fakt simbolizon luftën ndaj kancerit./UBTNews

Exit mobile version