UBT News

‘Emoji’ më i përdorur gjatë vitit 2021

Emotikoni apo ‘emoji’ që tregon lot gëzimi mund të duket i pakëndshëm, por është emoji më i përdorur në botë. Kështu së paku thonë të dhënat e reja nga Unicode Consortium, një organizatë përgjegjëse për kodimin e karaktereve universale në ueb, përfshirë këtu edhe emojit që shfaqen në telefona të mençur dhe kompjuterë.

Sipas Unicode, 92% e popullsisë në të gjithë botën përdorin emotikonë, dhe ky emotikon përbën 5% të përdorimit.

Bazuar nga të dhënat e Unicode Consortium, duket se përdorimi i emotikonëve nuk ka ndryshuar shumë. Edhe në vitin 2019, fytyra e qeshur dhe zemra e kuqe ishin më të përdorurat./UBTNews

Exit mobile version