UBT News

Emma Stone shpallet gruaja më e bukur në botë sipas “raportit të artë”

Aktorja e njohur e Hollivudit, Emma Stone, është renditur si gruaja më e bukur në botë, bazuar në “raportin e artë” – një formulë e lashtë greke që mat harmoninë dhe simetrinë e fytyrës.

Studimi u krye nga Dr. Julian De Silva, drejtori i Qendrës për Kirurgji Estetike dhe Plastike të Avancuar në Londër, i cili përdori teknologji kompjuterike për të analizuar tiparet e fytyrës së aktorës.

Stone mori rezultat 94.72% për përsosmërinë fizike, duke u vlerësuar për formën e vetullave (94.2%), linjat e nofullës (97%) dhe përmasat e buzëve (95.6%).Dr. De Silva shpjegoi se aktorja doli e para falë ekuilibri të vazhdueshëm me raportin e artë, standardi klasik i bukurisë që daton që nga koha e Leonardo da Vincit.

Emma Stone, ylli i filmave Poor Things dhe La La Land, sipas këtij studimi është më afër harmonisë estetike perfekte se çdo tjetër. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version