Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë sot Kosovën.
Nga një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë u bë e ditur se “emisari amerikan do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarët e qeverisë”.
Kasanof pritet të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.
Ndërkaq, Alexander Kasanof ka qenë për vizitë edhe në Beograd, ku ka zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.