I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin deklaroi se qëndrimi i Berlinit është që Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa njohjen e Kosovës, por as pa media dhe demokraci të lirë, hyrja e saj në vendet evropiane nuk do të jetë e mundur.
Sarrazin në një intervistë për gazetën “Nova”, theksoi se BE është kryesorja lidhur me negociatat, të cilat zhvillohen midis Beogradit dhe Prishtinës dhe është e nevojshme të arrihet një marrëveshje midis dy palëve, si dhe e rëndësishme është që përfaqësuesit e serbëve sa më shpejt që është e mundur t’i kthehen institucioneve të Kosovës.
Sarrazin iu referua mesazheve që vinin nga Beogradi në të kaluarën, siç është ai i presidentit të Serbisë se “nuk i beson Gjermanisë”.