Linjat ajrore anembanë botës, duke përfshirë kompaninë “Emirates”, nxituan për të anuluar ose ndryshuar fluturimet që shkojnë në ShBA.
Kjo për shkak të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme në lidhje me përhapjen e teknologjisë 5G pranë aeroporteve amerikane.
Çështja duket se ka prekur aeroplanin Boeing 777, i përdorur nga transportuesit në të gjithë botën. Dy linja ajrore japoneze e quajtën avionin si të prekur nga sinjalet 5G, duke njoftuar anulime dhe ndryshime në oraret e tyre.
“Emirates” me bazë në Dubai, njoftoi se do të ndalonte fluturimet për në Boston, Çikago, Dallas-Fort Worth, Houston, Miami, Newark, New Jersey, Orlando, Florida, San Francisko dhe Seattle. Ndërsa shtoi se do të vazhdonte fluturimet për në Los Anxhelos, Nju Jork dhe Uashington.
Në njoftimin e saj, “Emirates” përmendi anulimin si të nevojshëm për shkak të “shqetësimeve që lidhen me vendosjen e planifikuar të shërbimeve të rrjetit celular 5G në SHBA në aeroporte të caktuara”.
Ata shtuan se “shpresojmë të rifillojmë shërbimet në SHBA sa më shpejt të jetë e mundur”.
Emiratet e Bashkuara Arabe shpërndanë me sukses teknologjinë 5G në të gjithë aeroportet e tyre pa incidente. Por në SHBA, Administrata Federale e Aviacionit shqetësohet se kjo mund të ndërhyjë në pajisjet e aviacionit.
“Air India” gjithashtu njoftoi në Twitter se do të anulonte fluturimet për në Çikago, Newark, Nju Jork dhe San Francisko “për shkak të vendosjes së pajisjeve të komunikimit 5G”./UBTNews/