Duke bërë një paraqitje të paparalajmëruar në hapjen e restorantit të tij në qendër të qytetit në Detroit, Eminem i bëri fansat – tani edhe klientë të tij – shumë të lumtur, transmeton UBT News.
Eminem bëri një paraqitje surprizë në hapjen e restorantit ‘Mom’s Spaghetti’ në Detroit, duke servuar disa nga pastat e tij speciale për fansat e tij më të përkushtuar.
Fasnat filluan të rreshtohen rreth orës 10:00 të mëngjesit, shtatë orë para hapjes së shpallur. Rreth orës 16:00 pasdite, një orë para hapjes, dhjetëra fansa të parë u thirrën në dritaren e shërbimit, të cilët u shërbyen me produkte të restorantit nga vet reperi.
Eminem nuk pritej të ishte prezent në hapje, por si shumica e lëvizjeve të tij gjatë dekadës, kjo u bë në fshehtësi.
“Mom’s Spaghetti” ka një histori që daton që nga viti 2002 si një referencë mjaft e pakapshme në këngën e filmit “8 Mile”, “Lose Yourself”./UBTNews