UBT News

Eminem po bëhet gjysh për herë të dytë

Reperi legjendar Eminem pritet të bëhet gjysh për herë të dytë. Vajza e tij e adoptuar, Alaina Scott, ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Matt Moeller.

Lajmin e gëzueshëm, Alaina e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, ku publikoi disa fotografi të ëmbla me partnerin. Në njërën prej tyre, ajo mban një bluzë me mbishkrimin: “Baby Moeller, coming 2026” (“Bebi Moeller, vjen në vitin 2026”).

Në përshkrimin e postimit, ajo shkroi plot emocion: “Bebi M, mezi presim të të takojmë.”

Ndër të parat që reaguan ishte Hailie Jade, vajza biologjike e Eminem, e cila u bë nënë në mars, duke sjellë në jetë djalin e saj, Elliot.

“Shumë e lumtur për ju të dy,” shkroi Hailie në koment. “Mezi pres të jem tezja e bebit, dhe Elliot është shumë i emocionuar ta takojë.”

Alaina Marie Scott, 32 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj Matt Moeller, u martuan në vitin 2023.

Ajo është vajza e motrës së ish-bashkëshortes së Eminem, Kim Scott, të cilën reperi e adoptoi ligjërisht në fillim të viteve 2000.

Ky do të jetë nipi i dytë për artistin, i cili prej vitesh është shprehur krenar për rolin e tij si baba dhe si gjysh. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version