Reperi i njohur Eminem raportohet se është në një lidhje me Katrina Malotën, një stiliste dhe grimere me origjinë shqiptare që jeton dhe punon në Michigan, SHBA.
Sipas burimeve të TMZ, Katrina ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë të Eminemit për vite me radhë, duke u kujdesur për pamjen e tij në videoklipe dhe sete fotografike. Tani, marrëdhënia e tyre profesionale duket se ka kaluar në një nivel personal më të afërt.
Përveç punës me Eminem, Katrina është stiliste flokësh në një sallon bukurie në Birmingham, Michigan, dhe ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent.
Në faqen e saj në Facebook, tregon se është nga Detroit, gjë që e lidh edhe më shumë me reperin e “8 Mile”, i cili vjen nga ky qytet.
Ende nuk dihet se sa kohë kanë qenë bashkë, dhe asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht mbi raportimet. Megjithatë, lajmi për lidhjen me stilisten shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave në mbarë botën. /A.Z/UBT News/