Hailie Jade Scott, vajza 29-vjeçare e reperit Eminem, ka sjellë në jetë fëmijën e parë me bashkëshortin Evan McClintock.
Lajmin e ndau vetë Hailie në Instagram, me një foto të ëmbël të vogëlushit të veshur me një bluzë blu me kapuç, pranë një tabelë ku shkruhej emri dhe data e lindjes së tij: 14 mars 2025.
Emri i mesëm Marshall është një homazh për të atin, i cili njihet nga të gjithë si Eminem, por emri i tij i vërtetë është Marshall Mathers.
Në përshkrimin e fotos, Hailie zbuloi se vogëlushi ka ardhur në jetë 3 javë para afatit. Pak para lindjes, në episodin e fundit të podcast-it të saj Just a Little Shady, Hailie tregoi se ishte e emocionuar për ardhjen e të voglit dhe e quajti “i ftuari i ëndrrave” për podcast-in.
“Është çudi kur e mendon… nuk më besohet akoma,” tha ajo. “Duhet të takoj këtë që kam krijuar. Si do duket? Si do jetë karakteri i tij?”
Edhe pse shtatzëninë e mbajti private, çifti ndau momente gjatë pritjes, përfshirë pamje nga dhoma e bebit në tetor 2024. Nëntorin e kaluar, zbuluan se do të bëheshin prindër të një djali në një episod të podcast-it, që Hailie e cilësoi si “episodi i saj i preferuar”.
Gjatë episodit, ajo mbajti një tullumbace të zezë dhe e shpërtheu për të zbuluar ngjyrën blu. Pas surprizës, tha me të qeshur:
“Kur morëm vesh që ishte djalë, Evan tha: ‘Do shkojmë për gjueti bashkë, do luajmë golf. Kam një shok të vogël tani.’”
Një fillim i ri për Hailie dhe një rol i ri për Eminem: gjyshi më i famshëm në botën e hip-hop-it!