UBT News

‘Emily in Paris’ rikthehet me sezonin e pestë, publikohet traileri i ri

Fansat po e presin me padurim sezonin e ri të serialit “Emily in Paris”, i cili do të publikohet zyrtarisht më 18 dhjetor në Netflix.

Platforma e njohur e filmave dhe serialeve ka ndarë tashmë një trailer të shkurtër për sezonin e pestë.

Siç mund të shihet, ky sezon premton më shumë dinamikë, stil dhe dramë – elemente që e kanë bërë serialin të dashur për publikun që nga fillimi.

Këtë herë, historia zhvendoset nga Parisi në Romë, duke sjellë një atmosferë krejt të re mes rrugëve dhe pamjeve të qytetit të lashtë italian.

Emily, e interpretuar nga Lily Collins, do të përballet me sfida të reja, romancë të papritur e situata plot humor në këtë mjedis të ri kulturor.

Zhvendosja e ngjarjes nga kryeqyteti francez në atë italian pritet t’i japë serialit një frymë të freskët dhe një pamje më të larmishme kulturore.

Ky ishte vetëm një trailer i shkurtër, ndërsa në javët në vijim Netflix pritet të publikojë edhe trailer-in e plotë të sezonit. /A.Z/UBT News/

YouTube player

 

 

Exit mobile version