UBT News

Emigrantët vdesin nga të ftohtit, Polonia parajmëron “përshkallzim të armatosur” në kufirin me Bjellorusinë

Polonia ka paralajmëruar për një përshkallëzim “të armatosur” potencial, në kufirin e saj me Bjellorusinë, nga frika se fqinji i saj mund të provokojë një incident me qindra emigrantë që kërkojnë të kalojnë në BE, përcjell UBT News.

Janë vendosur trupa shtesë përshkak të turmava që përpiqeshin të kalonin kufirin. Polonia gjithashtu do të mbyll një pikë të madhe kufitare në Kuznicë.

Kuznicë – pika kufitare ku po zhvillohet ngjarja.

Zëdhënësi i qeverisë, Piotr Muller, tha se deri 4,000 emigrantë ishin mbledhur pranë kufirit lindor të Polonisë dhe shtoi se në një moment ata prisnin “një përshkallëzim… i cili do të jetë i një natyre të armatosur”.

“Bjellorusia dëshiron të shkaktojë një incident të madh, mundësisht me të shtëna dhe viktima”, tha zëvendësministri i Jashtëm, Piotr Wawrzyk.

Temperaturat gjatë natës në kufi kanë rënë nën zero dhe disa emigrantë kanë vdekur tashmë. Aktivistët thonë se emigrantët – shumë prej tyre të rinj, por edhe gra dhe fëmijë – po përdoren si pengje në një lojë politike midis Bjellorusisë dhe fqinjëve të saj, transmeton UBT News.

© REUTERS

BE-ja pretendon se presidenti autoritar i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, po provokon fluksin si hakmarrje ndaj sanksioneve.

Krahas Polonisë, Lituania gjithashtu ka zhvendosur trupat në kufirin e saj me Bjellorusinë për t’u përgatitur për një fluks të mundshëm emigrantësh.

© GETTY IMAGES

Emigrantët janë dëbuar nga Polonia, kurse Bjellorusia po refuzon t’i lejojë ata të kthehen, kështu ata po e gjejnë veten të bllokuar dhe po ngrijnë në pyjet e Polonisë. Disa prej tyre kanë vdekur nga hipotermia./UBTNews/

Exit mobile version