Emetimet e gazrave serrë në BE ranë me 4 për qind në tre muajt e fundit të vitit 2022, sipas të dhënave të Eurostat që u publikuan sot.
Ekuivalentët e CO2 (CO2e) arritën në 938 milionë tonë krahasuar me 978 milionë tonë gjatë të njëjtit tremujor të vitit 2021.
Nga 27 shtetet anëtare, emetimet ranë në 23 vende të BE-së – pothuajse të gjitha përveç Irlandës, Letonisë, Maltës dhe Danimarkës, ku ato u rritën. Reduktimet më të mëdha u panë në Slloveni, Holandë dhe Sllovaki.
Raporti i Eurostat shqyrton gjithashtu faktorët socialë dhe ekonomikë si produkti i brendshëm bruto (GDP) – një masë e vlerës së shtuar të krijuar përmes prodhimit të mallrave dhe shërbimeve në një vend. Ai zbuloi se ndërsa emetimet kishin rënë, PBB-ja nuk kishte rënë dhe në fakt ishte rritur me 1.5 për qind gjatë atyre tre muajve./UBTNews/