UBT News

Emërohet kryeshefi ekzekutiv dhe zv.kryeshefi i KEK-ut

Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e kryeshefit ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës është emëruar Bekir Gërguri. Sot, gjatë ceremonisë së pranim dorëzimit, Gërguri ka pranuar detyrat dhe autorizimet e plota për udhëheqjen e të gjitha operacioneve të KEK sh.a.

KEK njofton se Bordi i Drejtorëve është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike.

“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. gjithashtu ka emëruar Ramadan Budakova në pozitën e zv. kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) dhe njëkohësisht Përparim Kabashi, është kthyer në detyrat dhe përgjegjësitë e tij te cilat i ka ushtruar para emërimit të tij në pozitën e zv. Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre)”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version