Viktor Sokolov është emëruar komandant i ri i flotës ruse të Detit të Zi – me bazë në Krime, raportoi Agjencia e Lajmeve RIA.
Emërimi vjen pas shpërthimeve në bazat ushtarake ruse në Krime të martën dhe javën e kaluar.
RIA raporton se Sokolov u prezantua me anëtarët e këshillit ushtarak të flotës në portin e Sevastopolit./UBTNews/