UBT News

Emërohet bordi i Fondit për Sigurime Shëndetësore

Qeveria ka emëruar bordin e ri drejtues të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi ka prezantuar përbërjen e këtij bordi.

“Propozoj që ta aprovojmë bordin e ri me këtë përbërje: Dafina Gexha Bunjaku, Ahmet Ismajli, Klit Shala, Kastriot Meqa, Greta Gashi, Fahri Shabani dhe Muhamed Alikodra”, ka thënë ai.

Po ashtu, në këtë mbledhje zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka folur për masat e reja të vendosura ndaj Rusisë.

“Këto sanksione ndaj federatës ruse dhe bjellorusose në raport me situtatën në Ukrainë janë masa kufizuese tregtare, të eksportit në lidhje me mallrat dhe teknologjinë që mund të kontribuojnë në përmirësimin e teknologjisë së Rusisë. Ndalojnë të gjitha transaksionet dhe ofrimin e shërbimeve të kredisë për klientët rusë. Marrja e vendimeve të tilla do të kontribuoj për bashkëpunim të ngushtë me BE-në në ruajtjen e plotë të zbatimit të konventave ndërkombëtare”, ka shtuar Gërvalla.

Kabineti qeveritar po shqyrton 23 pika të rendit të ditës. 

Exit mobile version