UBT News

Emërohen bordet e përkohshme të Trepçës, Postës dhe Infrakosit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka emëruar bordet e përkohshme të ndërmarrjeve “Trepça”, “Posta e Kosovës” dhe “Infrakosi”.

Në ndërmarrjen ‘Trepça’, drejtor i bordit është emëruar Sylejman Hyseni, ndërkaq anëtarë u emëruan Shyqiri Sadiku, Esat Peci dhe anëtari i pestë vjen nga punëtorët.

Në Postën e Kosovës drejtor i përkohshëm është emëruar Leonard Shabani dhe anëtarë: Fadil Aliu, Evda Maloku dhe Ujkan Kameraj.

Kurse në Infrakos drejtor është emëruar Brahim Selimaj, kurse anëtarë: Sead Thaçi, Avni Kajdomqaj dhe Sanja Lazareviq./UBTNews

Exit mobile version