Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas emërimit të Flakron Shalës, djalit të Haxhi Shalës, konsull i përgjithshëm në Çeki.
PDK-ja e quan ‘denigruese’ dhe ‘fyese’ punën e nepotizmit në sektorin publik.
“Është i pakuptimt, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik. Shteti nuk mbahet me këtë logjik.Djali, motra, vellau, baba, vajza, tezja, nipi, kusheriri, gruja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikend?Mjaft ma me këtë mentalitet fisnor!”, shkroi zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, në Facebook.
Ariana Musliu-Shoshi nga kjo parti thekson se emërimet e bazuara në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova./UBTNews