UBT News

Ëmbëlsuesi artificial -aspartami, s’është i dëmshëm për shëndetin

Ëmbëlsuesi artificial aspartame është lëndë e kundërthënieve që nga miratimi i tij, në vitin 1981… Kjo, për shkak të pohimit se mund të shkaktojë kancer, por edhe sëmundje të tjera, siç është sëmundja e Alzajmerit.

Disa hulumtime tregojnë se nuk ka bazë për pohime të rrejshme kundër aspartamit. Por, edhe krahas kësaj, ai vazhdimisht po tërhiqet në, sipas shumicës së shkrimeve pseudo shkencore dhe alternative mjekësore dhe vazhdimisht shënohet si helm.

Nga ana tjetër, ndërkaq, pasha e tepërt është një nga pandemitë më të përhapura në botë sot, duke shkaktuar sëmundje të shumta serioze, nga diabeti deri te sëmundja e enëve të gjakut.

Por, çka thonë hulumtimet shkencore dhe ekspertët për aspartamin?

Hulumtimi i Institutit nacional për kancer në SHBA, I cili ka përfshirë 285 079 burra dhe 188 905 gra të moshës prej 50 deri 71 vjeç, tregoi se aspartame nuk është i lidhur me zhvillimin e kancerit në tru, leuçeminë apo limfomën.

Nga ana tjetër, kontrolli sistematik I 92 punimeve shkencore, me gjithsej 599.741 persona të përfshirë, prej vitit 2003 deri në vitin 2014 tregoi se nuk ka dëshmi as për ndërlidhje të aspartamit me kancerin

Exit mobile version