Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) nuk do ta miratojë vaksinën ruse Sputnik deri në muajt e parë të vitit 2022, raportoi Reuters të enjten, duke cituar burime anonime.
Rusia ka qenë e etur për autorizimin ndërkombëtar të Sputnik V, të cilin Moska e shpalli si vaksina e parë në botë kundër COVID-19.
Miratimi i vaksinës ruse do t’ua mundësojë prodhuesve rusë të konkurrojnë me prodhuesit perëndimorë të ilaçeve Pfizer dhe Moderna dhe t’i lehtësojë udhëtimet ndërkombëtare për rusët e vaksinuar me Sputnik.
“Vendimi i EMA deri në fund të vitit tani është plotësisht i pamundur”, tha një burim për Reuters.
Vaksina është përdorur tashmë në Rusi dhe është miratuar në më shumë se 70 vende./UBTNews