Nga tre kandidatë sa kishin aplikuar për drejtor të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, duket se ka qenë më i pëlqyeri i pesë anëtarët e komisionit përzgjedhës.
Azizi ka marrë 74.2 pikë të përgjithshme, Zef Ndrejaj ka marrë 62.7 pikë të përgjithshme dhe Haqif Arifi ka marrë 58.9 pikë të përgjithshme.
Përndryshe, kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese 15 ditë nga dita e publikimit të këtij rezultati. Sipas dokumentit, ankesa dorëzohet në Zyren e Burimeve Njerëzore për Komisionin e Ankesave në SHSKUK.