Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi se nuk ka arsye që Ura e Ibrit të mbes e mbyllur. Në takimin me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e komunës, ai tha se nuk ka arsye në aspektin e sigurisë që ura të mos hapet.
Ai shtoi se bazuar në konstruktin praktik të rrugës, ‘nuk po e kuptojnë arsyen pse Ura e Ibrit duhet të vazhdojë të mbes e mbyllur’.
“Duke marrë parasysh që ne merremi me aspektin e sigurisë, ne nuk kemi më fol diçka më shumë përpos asaj që shpesh po e pyes vetën, si Polici e pyesim vetën se pse kjo urë është e mbyllur? Do të ishte mirë nga me dëgjua pse kjo urë duhet të mbes e mbullur. Sepse nga aspekti i sigurisë nuk ka ndonjë arsye. Nëse është për me sigurua, kishim gjet forma e metoda për të siguruar në mënyra ndryshme. Mirëpo duke para konstruktin praktik të rrugës, të urës, të sheshit Car Lazar, të rrugëve anësore, ne nuk jemi duke e ditur, s’jemi t’u e kuptuar pse”, deklaroi Elshani në këtë takim.
Diskutimi për bashkëpunim ndëretnik në Komunën e Mitrovicës së Veriut po vazhdon në objektin e kësaj komune.