UBT News

Elseid Hysaj mund t’i bashkohet Milanit të Ibrahimovicit

Elsied Hysaj është tashmë i vendosur që të largohet nga Napoli, pasi nuk ka shumë hapësirë.

Mbrojtësi shqiptar që luan disa sezone te napolitanët, mund të largohet nga skuadra aktuale, por jo edhe nga Serie A.

Sipas asaj që raporton Milannews.it, Hysaj i është vetëofruar rossonerëve dhe marrëveshja është në rrugë të mbarë. Diogo Dalot do të rikthehet në verë te Manchester United, andaj Stefano Pioli dëshiron një tjetër mbrojtës të krahut.

Hysaj do të ishte një transferim i qëlluar, pasi nuk do t’i kushtonte Milanit asnjë cent. Kontrata e Hysajt me Napolin skadon në qershor, andaj lojtari shqiptar nuk dëshiron të rinovojë atë.

Kishte zëra se Elseid Hysaj mund të kalonte edhe në Ligën Premier, mirëpo duket se Milani ka vepruar shpejtë në marrëveshjen me reprezentuesin e Shqipërisë.

Exit mobile version