UBT News

Elon Musk thotë se ka shkurtuar rreth 80% të stafit të Twitter

Elon Musk ka pushuar nga puna më shumë se 6,000 njerëz në Twitter që kur mori drejtimin e kompanisë, tha ai për BBC në një intervistë të rrallë të martën vonë.

Musk u citua të thoshte se platforma e mediave sociale tani ka vetëm 1 mijë e 500 punonjës, nga nën 8 mijë që ishin të punësuar në kohën e blerjes së tij. Reduktimi është i barabartë me afërsisht 80% të stafit të kompanisë.

“Nuk është aspak argëtuese” dhe ndonjëherë mund të jetë “e dhimbshme”, i tha ai transmetuesit britanik në zyrën qendrore të Twitter në San Francisko.

Njeriu i dytë më i pasur në botë tha se nevojiteshin “veprime drastike” kur ai hyri në bord, sepse kompania po përballej me “një situatë negative të rrjedhës së parasë prej 3 miliardë dollarësh”. Kjo i la Twitter-it vetëm “katër muaj jetë”, vlerësoi ai.

Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë tetorin e kaluar./UBTNews/

Exit mobile version