Miliarderi Elon Musk të martën tërhoqi padinë e tij ndaj krijuesit të ChatGPT, OpenAI dhe kryeshefit ekzekutiv të tij, Sam Altman. Sipas Musk, ata hoqën dorë nga qëllimi fillestar i firmës për zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI) për të mirën e njerëzimit dhe jo për përfitim.
Avokatët e miliarderit Musk i kërkuan gjykatës shtetërore të Kalifornisë që të rrëzojë padinë, e cila ishte ngritur në muajin shkurt. Kështu thuhet në një dosje të Gjykatës së Lartë të San Franciskos.
Shefi i Tesla-s ngriti padi kundër OpenAI në fund të shkurtit të këtij viti, duke argumentuar se kompania që ai kishte ndihmuar të themelonte në vitin 2015 ka devijuar nga qëllimet e saj altruiste./UBTNews/