UBT News

Elon Musk shpreh mbështetje në Twitter për krijuesin e “Dilbert”

Miliarderi Elon Musk mbrojti krijuesin e “Dilbert”, Scott Adams pasi qindra gazeta ndaluan shtypjen e vizatimeve komike për shkak të komenteve të fundit raciste të Adams.

Javën e kaluar, Adams i quajti amerikanët me ngjyrë “një grup urrejtjeje”. Adams publikoi këtë shaka në kanalin e tij në YouTube. Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj një sondazhi nga firma konservatore Rasmussen Reports që tha se 53% e amerikanëve zezakë pajtohen me deklaratën, “Është në rregull të jesh i bardhë”.

Në përgjigje të këtyre polemikave, pronari i Twitter, Elon Musk tha të dielën se “media është raciste”. Megjithëse ai nuk dha komente lidhur me deklaratat e Adams, por tha se mediat amerikane që ishin raciste kundër njerëzve me ngjyrë, tani janë raciste kundër të bardhëve dhe aziatikëve.

“E njëjta gjë ndodhi me kolegjet dhe shkollat e mesme elitare në Amerikë”, shkroi Musk. “Ndoshta mund të përpiqen të mos jenë racistë”.

Musk më vonë shkroi në Twitter se komentet e Adamsit “nuk ishin të mira”, por kishin një “element të së vërtetës” në to./UBTNews/

Exit mobile version