UBT News

Elon Musk shet 5 miliardë dollarë aksione pas sondazhit në Twitter

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka shitur aksione në vlerë prej 5 miliardë dollarësh, përcjell UBT News.

Shitja vjen disa ditë pasi ai pyeti 63 milionë ndjekësit e tij në Twitter nëse ai duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla përmes një sondazhi.

Aksionet e kompanisë ranë me rreth 16% në dy ditët pasi sondazhi doli në favor të shitjes së aksioneve të tij, përpara se të rifitonte “terren” të mërkurën.

Tesla është prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë, me një vlerësim prej më shumë se 1 trilion dollarë, transmeton UBT News.

Dokumentet treguan se shitja e rreth një të pestës së aksioneve ishte bërë në bazë të një plani tregtimi të paracaktuar të krijuar në shtator, shumë përpara postimeve të Musk në mediat sociale për shitjen e disa prej aksioneve të tij.

Megjithatë, regjistrimet rregullatore treguan gjithashtu se shitja e pjesës së mbetur të aksioneve nuk ishte planifikuar.

Ai gjithashtu kishte thënë se nëse 6 miliardë shpëtojnë botën nga uria, ai do të shiste aksionet e Tesla-s./UBTNews/

Exit mobile version