Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka deklaruar se gjurmimi i udhëtimeve të tij të planifikuara është bërë “një çështje sigurie”.
Kjo pasi u shfaqën thashethemet se ai do të fluturonte në Gjermani për të vizituar Gigafactory Berlin fundjaven e kaluar. Ndonëse thashethemet ishin të pavërteta.
Pasi u shfaqën disa raportime se Musk do të udhëtonte në Gjermani për të vizituar fabrikën e parë evropiane të prodhimit të Tesla-s të dielën, Musk ka deklaruar se historitë e fluturimeve të tij të mundshme janë bërë një çështje për sigurinë e tij pa hyrë në shumë detaje.
Ndërsa Gigafactory Berlin është afër miratimit të prodhimit, bazuar në raportet se Tesla ka dorëzuar dokumentet në ministrinë lokale të Mjedisit, disa mund të kenë pritur që Musk do të udhëtonte në Gjermani për të qenë i pranishëm gjatë ditës së parë të funksionimit të fabrikës.
Ishte Sawyer Merritt, burim i Tesla-s, i cili raportoi planet e mundshme të udhëtimit, por më pas i fshiu ato menjëherë pas postimit. Merritt deklaroi vonë të hënën se nuk do të raportonte më planet e mundshme të udhëtimit dhe Musk u përgjigj se ka të ngjarë të ishte gjëja e duhur!/UBTNews/