UBT News

Elon Musk po shqyrton mundësinë e krijimit të një rivali të ChatGPT

Miliarderi Elon Musk mund të jetë duke menduar krijimin e një rivali të ChatGPT, robotit shumë popullor të komunikimit me inteligjencë artificiale që u lansua vitin e kaluar nga OpenAI.

Musk, i cili së fundi rifitoi vendin si njeriu më i pasur në botë pas rritjes së vlerës së aksioneve të Tesla, së fundi ju afrua një ish hulumtuesi të Alphabet quajtur Igor Bubuschkin për të krijuar një laborator AI sipas The Information.

Musk ka sulmuar OpenAI disa herë në muajt e fundit për promovimin e asaj që ai e sheh si propagandë.

Musk ishte një prej bashkëthemeluesve të OpenAI në 2015-ën së bashku me Sam Altman, Greg Brockman, Ilya Sutskever, Wojciech Zaremba dhe John Schulman. Ai u largua prej kompanisë në 2018-ën për të shmangur një konflikt të mundshëm në të ardhmen si CEO i Tesla.

ChatGPT kapërceu 100 milionë përdorues aktivë në muaj gjatë Shkurtit dhe pak ditë nga debutimi kishte 1 milionë përdorues.

Në fillim të vitit OpenAI hyri në diskutime për të shitur aksione me vlerë 300 milionë dollarë që do ti siguronin një vlerësim prej 29 miliardë dollarësh.

Microsoft investoi 1 miliardë dollarë në OpenAI në 2019-ën dhe gradualisht po shton disa prej veçorive të ChatGPT në motorin e kërkimit Bing.

Suksesi i ChatGPT vjen pasi gjigantët e teknologjisë po lançojnë secili mjetet e tyre AI si Google me Bard dhe Meta me LLaMA./PCWorld Albanian

Exit mobile version