Twitter nuk është më i sigurt nën udhëheqjen e Elon Musk, ka thënë ish-kreu i politikave ligjore, besimit dhe sigurisë.
Yoel Roth, i cili dha dorëheqje këtë muaj, tha se Twitter nuk po i respekton politikat publike pas vendimeve që i mori Musk.
“Një nga kufizimet e mia ishte nëse Twitter fillon të udhëhiqet nga një dekret diktatorial dhe jo nga politika… nuk kanë më nevojë për mua”, deklaroi ai mes tjerash.
Shumë nga ndryshimet që ka bërë Musk kanë qenë “të papritura dhe alarmante si për punonjësit ashtu edhe për përdoruesit”, tha Roth në një opinion për New York Times menjëherë pas dorëheqjes së tij.
Përpjekja fatkeqe e Musk në rishpikjen e sistemit të verifikimit të Twitter-it kërkoi nga përdoruesit të paguajnë për një shenjë verifikimi në llogarinë e tyre, për të cilën Roth tha se është bërë pavarësisht paralajmërimeve dhe këshillave nga ekipi i tij.
Roth mbrojti gjithashtu vendimin e Twitter për të pezulluar llogarinë e Donald Trump pas trazirave në Kapitol të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 6 janar të vitit të kaluar, duke përmendur rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës./UBTNews/