Mund të mos ketë promovues më të madh të idesë që njerëzimi duhet të shkojë në planetin Mars, se sa Elon Musk.
Por ky i fundit doli në medie edhe një herë për ta pranuar, megjithëse jo për herë të parë, të vërtetën në lidhje me ëndrrën e tij që “një pjesë e konsiderueshme e njerëzve me gjasë mund të vdesin”, gjatë procesit. Musk i bëri këto komente gjatë një interviste me themeluesin e XPrize, Peter Diamandis javën e kaluar, raporton CNN.
“Është e pakëndshme. Është një udhëtim i gjatë, mund të mos kthehesh i gjallë”, u shpreh ai. “Ne nuk do ta detyrojmë askënd të shkojë atje”, shtoi Musk. “Do të jetë vetëm me vullnetarë”, deklaroi ai.