Elon Musk paralajmëroi në një intervistë të re se inteligjenca artificiale mund të çojë në “shkatërrim qytetërimi”, edhe pse ai mbetet thellësisht i përfshirë në zhvillimin e AI përmes kompanive të tij të shumta.
“Inteligjenca artificiale është më e rrezikshme sesa, të themi, dizanjimi i keqmenaxhuar i avionëve ose mirëmbajtja e prodhimit ose prodhimi i keq i makinave, në kuptimin që është, ai ka potencialin – sado të vogël ta konsiderojmë këtë probabilitet, por është jo i parëndësishëm – ai ka potencial të shkatërrimit të qytetërimit”, tha Musk në intervistën e tij me Tucker Carlson.
Musk ka paralajmëruar vazhdimisht kohët e fundit për rreziqet e AI, mes një përhapjeje të produkteve të AI për përdorim të përgjithshëm të konsumatorëve, përfshirë nga gjigantët e teknologjisë si Google dhe Microsoft.
Musk muajin e kaluar iu bashkua një grupi liderësh të tjerë të teknologjisë në nënshkrimin e një letre të hapur duke bërë thirrje për një pauzë gjashtëmujore në garën për zhvillimin e AI.
Musk ka thënë se ai mbështet rregullimin e qeverisë për AI./UBTNews/