UBT News

Elon Musk ofron mbi 41 miliardë dollarë për ta blerë Twitterin

Miliarderi Elon Musk ka ofruar 41.39 miliardë dollarë për ta blerë Twiterin, thuhet në dokumentet e rregullatorit të zbuluara të enjten. Sipas tij, ky rrjet social duhet të transformohet në kompani private për t’u bërë “platforma e shprehjes së lirë” në të gjithë globin.

Shefi ekzekutiv i Teslas, që ka aksione në Twitter, i ka thënë Bordit: “Kam investuar në Twitter pasi besoj në potencialin e tij për të qenë platformë e fjalës së lirë nëpër botë dhe besoj se fjala e lirë është imperativ shoqëror për funksionim të demokracisë. Por, që kur kam bërë investim e kuptoj tash se kompania as nuk do të lulëzojë e as nuk do t’i shërbejë këtij imperativi shoqëror në formën aktuale. Twitteri duhet të transformohet si kompani private. Si rezultat, po ofrojë të blejë 100 për qind të aksioneve të Twitterit për 54.20 dollarë për aksion. Twitteri ka potencial të jashtëzakonshëm. Do ta çkyqi këtë”.

Twitter tha se ka marrë ofertë nga Musk dhe do të vendosë nëse është në interesin më të mirë të aksionarëve të pranojnë ofertën ose të vazhdojnë kështu./UBTNews/

Exit mobile version