Elon Musk është ofruar të shesë disa nga aksionet e tij Tesla, nëse OKB-ja mund të dëshmojë se 6 miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë.
Kjo deklaratë e Musk, erdhi pasi drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (WFP) David Beasley sfidoi të pasurit dhe në veçanti dy njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos dhe Elon Musk që të ndihmojnë në zgjidhjen e urisë në botë.
“6 miliardë dollarë për të ndihmuar 42 milionë njerëz që fjalë për fjalë do të vdesin nëse nuk i ndihmojmë. Nuk është e komplikuar”, tha Beasley.
Kjo shumë është e barabartë me afërsisht 2% të pasurisë neto të Musk. Ky i fundit u shpreh i gatshëm të japë 6 miliardë dollarë për të zgjidhur urinë në botë, me kushtin për të pasur transparencë se si do të shpenzohen paratë.
Javën e kaluar, Tesla u bë kompania e gjashtë në historinë e SHBA-së me vlerë 1 trilion dollarë./dritare.net