UBT News

Elon Musk ndërrmer masa ligjore ndaj llogarisë në Twitter që gjurmon avionin e tij privat

Miliarderi Elon Musk tha se është duke ndërmarrë masa ligjore ndaj një personi i cili përmes një llogarie në Twitter po gjurmon avionin e tij privat. Musk tha se me këto veprime është në rrezik djali i tij.

Llogaria @ElonJet, që ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës, u pezullua të mërkurën.

Personi që e ka këtë llogari, Jack Sweeney, 20-vjeçar, e gjurmonte vazhdimisht avionin e Musk-ut dhe shkruante në Twitter mbi vendndodhjen e tij, e detaje të tjera.

Musk tha se tani po ndërmerren veprime ligjore ndaj Sweeneyt dhe të tjerëve.

Qëkur mori drejtimin e gjigantit Twitter, Musk ka bërë një sërë ndryshimesh në praktikat e tij të moderimit./UBTNews/

Exit mobile version