Miliarderi Elon Musk tha se është duke ndërmarrë masa ligjore ndaj një personi i cili përmes një llogarie në Twitter po gjurmon avionin e tij privat. Musk tha se me këto veprime është në rrezik djali i tij.
Llogaria @ElonJet, që ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës, u pezullua të mërkurën.
Personi që e ka këtë llogari, Jack Sweeney, 20-vjeçar, e gjurmonte vazhdimisht avionin e Musk-ut dhe shkruante në Twitter mbi vendndodhjen e tij, e detaje të tjera.
Musk tha se tani po ndërmerren veprime ligjore ndaj Sweeneyt dhe të tjerëve.
Qëkur mori drejtimin e gjigantit Twitter, Musk ka bërë një sërë ndryshimesh në praktikat e tij të moderimit./UBTNews/