UBT News

Elon Musk kundër VOA dhe ‘Radio Europa e Lirë’: Askush nuk i dëgjon më!

Elon Musk, drejtues i Komisionit për Efikasitetin Qeveritar në SHBA, ka kërkuar mbylljen e Zërit të Amerikës (VOA) dhe Radios Europa e Lirë, duke i quajtur të panevojshme dhe të kontrolluara nga “persona të çmendur të së majtës radikale”.

Në një postim në X, ai argumentoi se këto media shpenzojnë 1 miliard dollarë nga taksat e amerikanëve, ndërkohë që askush nuk i dëgjon më. Sipas tij, misioni i tyre nuk ka më kuptim pasi Evropa është tashmë e lirë. Deklarata e tij ka ngjallur reagime të ndryshme, me disa që e mbështesin si kritikë ndaj shpenzimeve qeveritare, ndërsa të tjerë e shohin si një sulm ndaj mediave që promovojnë lirinë e informacionit./UBTNews/

Exit mobile version