Elon Musk raportohet se synon të ndërtojë një qytet për kompaninë e tij ku punonjësit e Tesla, Boring dhe SpaceX mund të jetojnë. Qyteti i cili do të shtrihet 35 milje larg Austin në Teksas, do të quhet Snailbrook, raportoi The Wall Street Journal.
Publikimi zbuloi dokumente të cilat hedhin dritë mbi planet për ndërtimin e 110 shtëpive ngjitur me ambientet e Boring dhe SpaceX në Bastrop County.
Raporti thotë se punonjësit e Boring ishin ftuar vitin e kaluar për të aplikuar për qira me pagesa që fillojnë nga 800 dollarë në muaj për shtëpi me dy apo tre dhoma.
Qiraja mesatare në Bastrop County është afro 2200 dollarë që do të thotë se punonjësit do të paguanin nën kosto.
Ende punonjësit do të ishin më të lidhur me Musk. Përveç se marrin pagën nga bizneset e tij, ata do ti paguanin atij qiranë. Nëse pushohen nga puna kanë afat 30 ditë për të lënë shtëpinë.
Fabrika e Tesla është vetëm 30 minuta larg qytetit të Bastrop. Bizneset e Musk kanë blerë 3500 hektarë tokë në vitet e fundit në hapësirën rreth Austin./PCWorld Albanian