Qëndrimi i miliarderit erdhi në përgjigje të një cicërime që thoshte se platformat e reklamimi i Microsoft nuk do të përdorte më Twitter për shkak se Twitter kërkon pagesa për të përdorur API-në e saj.
Kërcënimi i Musk siç duket ka të bëjë lidhur me OpenAI që ka përdorur të dhënat e Twitter-it për të trajnuar modelet e saj gjuhësore që gjenden pas produkteve si ChatGPT.
OpenAI nuk është Microsoft, por ky i fundit investoi një shumë të madhe parash në kompaninë AI dhe përdor teknologjinë e saj për produkte si Bing, Edge dhe Microsoft 365.
Nuk është e qartë nëse Musk do të padisë Microsoft ndërsa edhe në të kaluarën ka kërcënuar me veprime ligjore, por nuk i ka shkuar deri në fund.
Me një mesazh në faqen e mbështetjes për platformën e reklamimit të Microsoft, kompania tha se nuk do të mbështesë më Twitter duke filluar nga 25 prilli i vitit 2023.
Kompanitë nuk mund të përdorin më platformën e Microsoft për të menaxhuar cicërimat apo angazhimin e tyre. Lajmi erdhi pasi Twitter vendosi që ta bënte aksesin në API me pagesë.
Nën kushtet e reja Microsoft mund të detyrohej të paguante deri në 42 mijë dollarë në muaj për akses në API-në e Twitter./PCWorld Albanian