UBT News

Elon Musk: Ka shumë mundësi që realiteti ynë, të mos jetë i vërtetë

Miliarderi i teknologjisë deklaroi se ka shumë mundësi që realiteti ynë të mos jetë i vërtetë!

Sikur lansimi i robotëve Tesla në botë dhe dërgimi i turistëve në hapësirën e jashtme të mos ishte disi shqetësuese, miliarderi i teknologjisë Elon Musk deklaroi së fundi se me shumë gjasa, ne po jetojmë në një simulim kompjuterik hiperreal!

Duke iu përgjigjur një postimi në Twitter në lidhje me Pong – videolojëra e parë e suksesshme komerciale e Atari, e lëshuar në vitin 1972 – Musk shpjegoi se përparimet në grafikat e videolojërave nënkuptojnë se ne mund të jemi në rrugën e duhur për të krijuar botë të padallueshme nga realiteti ynë.

“49 vjet më vonë, lojërat janë botë foto-realiste 3D”, shkroi ai. “Çfarë nënkupton kjo tendencë e vazhdueshme për realitetin tonë?”, transmeton UBT News.

Musk tha më parë se ka mundësi që ne po jetojmë në një simulim, duke përmendur si provë letrën e filozofit të Oksfordit, Nick Bostrom të vitit 2003, të titulluar “Are You Living in a Computer Simulation”. Argumenti i Bostrom thotë se nëse edhe një qytetërim mund të simulojë qenie të vetëdijshme me fuqi llogaritëse, atëherë miliarda qytetërime shumë të detajuara mund të simulohen në ngjashmërinë e paraardhësve të tyre.

Në vitin 2016, në Konferencën e Recode Code, Musk mbështeti pretendimet e Bostrom. “Nëse supozoni ndonjë shkallë përmirësimi, atëherë lojërat do të bëhen të padallueshme nga realiteti”, tha ai. “Edhe nëse kjo shkalla e përparimit bie një mijë nga ajo që është tani, le të imagjinojmë se janë 10,000 vjet në të ardhmen, që nuk është asgjë në shkallën evolucionare”.

Muajin e kaluar, fizikanti teorik dhe ish-drejtuesi i departamentit të astronomisë në Harvard, Abraham ‘Avi’ Loeb, propozoi teorinë e tij të simulimit: se universi ynë u krijua qëllimisht nga një klasë më e avancuar e formës së jetës./UBTNews/

Exit mobile version